Historiku i Kompanise

Nëse do të kerkoni në motorët e kerkimit mbi vitin 1969, do të shihni se kanë ndodhur një sërë ngjarjesh.

Amerika festoi Neil Armstrong, njeriun e parë në Hënë. Transplanti i parë i zemrës u krye në Gjermani dhe Concorde shkoi në fluturimin e tij me aeoroplan, në Francë. Po në këtë vit filloi historia e Eglo-s.

Vendosmëria, këmbëngulja dhe zhvillimi i qendrueshëm janë themelet mbi të cilat është ndërtuar kjo kompani. 

 

Rreth 50 vite më parë, themeluesi Ludwig Obwieser i dha kompanisë pikërisht këto karakteristika. Me poshte po ju tregojmë disa momente qe shfaqin historikun dhe zhvillimin e Eglo-s:

  • Fabrika e parë EGLO u ndërtua në Pásztó të Hungarisë në vitin 1994. Fabrika është zhvilluar gradualisht dhe tashmë  përbëhet nga  një sallë prodhimi 4 katërshe me nje siperfaqe 14,000 m² dhe një magazinë me nje siperfaqe 5,000 m² plotësisht të automatizuar.
  • Globalizimi i EGLO filloi në vitet 1980 dhe 1990. Hapi i parë në vitin 1986 ishte themelimi i kompanisë së parë të shitjeve në Gjermani. Tani operojmë  me mbi 70 kompani në më shumë se 50 vende të botës.
  • Janë ndërtuar magazina në vendndodhjet kryesore të Eglo-s për një shpërndarje më të shpejtë të ndricuesve tek klienti fundor ku në vitin 1997, zona e magazinimit ka qenë 10,000 m3. Ky trend vazhdon për 20 vite dhe në vitin 2017 kjo hapësirë ishte zgjeruar në 200,000 m3.
  • Prodhimi në Kinë ka filluar në vitin 2001. Ndërtesa që përmban zyrat qendrore në Kinë si dhe fabrikën janë një zonë me sipërfaqe 120,000 m². Fabrika Eglo në Kinë ka më shumë se 1 100 punonjës.
  • Eglo është prirur ndjekë hapat e kohës jo vetëm përsa i përket tendecave vizuale por edhe atyre teknike. Zhvillimi më i fundit teknik dhe mjaft i rëndësisshëm ishte teknologjia LED, që filloi në vitin 2006.
  • Sot, gama më e gjerë e ndriçuesve tanë përbëhet nga ndriçues LED me jetëgjatësi dhe kursim energjie.
  • Më vonë në vitin 2016 u zhvillua Smart Lighting, si një zgjidhje qe të mund të kontrolloni dritat e shtëpisë suaj shpejt dhe lehtë me pajisjet tuaja inteligjente.
  • Një tjetër moment historik në zhvillimin e Eglo-s ishte hapja e fabrikës në Indi,në vitin 2017.

 

Mendoni globalisht, veproni lokalisht. Asnjë kompani nuk e kupton këtë filozofi më mirë se Grupi EGLO: Me seli në Austri me mbi 70 kompani në mbarë botën, më shumë se 80,000 drita të prodhuara në ditë, me fabrika në Hungari, Kinë dhe Indi.

Pjesë e zhvillimit të vazhdueshëm ishte dhe magazina e katërt në Magdeburg, Germany, në vitin 2021.

Kjo magazinë e re ka një sipërfaqe që pëmban  përafersisht 76 000 paleta dhe janë të punësuar 150 njerëz.

Avantazhet me Eglo

Një lider global

Dita dhe nata, drita dhe errësira, të gjitha ndodhin në botë, çdo ditë. Sfida e Eglo-s është të përmbushë kërkesën e konsumatorëve . Ndaj është prezente kudo me mbi 70 kompani në 5 kontinente.

Shumellojshmeri

Vetëm vitin e kaluar, u zhvilluan më shumë se 900 produkte të reja dhe gama aktuale e produkteve përbëhet nga rreth 4000 artikuj. Çdo ditë, prodhohen 80,000 produkte që “gjejnë” rrugën e tyre për klientët në mbarë botën.

Qëndrueshmëria

Qëndrueshmëria është një nga shqetësimet kryesore të Eglo-s, ne ndihmojmë duke ofruar teknologji LED që kursen energji dhe kosto dhe siguron produkte jetëgjatë për të kursyer burime të vlefshme.

Cilesia dhe Garancia

Ne vendosim standarde të larta për cilësinë e produkteve dhe shërbimeve tona. Kjo është arsyeja pse të gjitha hapat e zhvillimit dhe prodhimit, nga ideja e produktit deri në fazën e projektimit dhe nxjerrjes se produktit ne treg, të gjitha zhvillohen duke pasur ne fokus keto standarte. Ofrojme garanci 5 vjecare.

Suport Teknik

Përgjigje në kohë reale për çdo problem teknik 24/7 apo pjesë këmbimi që ju nevojitet, në momentin e investimit dhe në vitet në vazhdim.

Ndjekje e Projektit

Ju sigurojme stok te vazhdueshem te ndricuesve Eglo, qe ju keni zgjedhur ne projektin tuajin. Gjithashtu, ju ofrojme ndjekje te projektit ne terren, per cdo nevoje tuajen.

Kërkesa për një model ndriçuesi

Plotësoni fushat e mëposhtme për te porositur nje model ndriçuesi të shfaqur ne katalogjet e EGLO